Thaçi për "Politico": Dje u pajtuam se më mirë të mos takohemi dhe të prishim gjithçka

Aktuale

Thaçi për "Politico": Dje u pajtuam se më mirë të mos takohemi dhe të prishim gjithçka

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 21:10
Hashim Thaçi

Mediumi prestigjioz botëror “POLITICO” ka shkruar për dështimin e takimit të djeshëm në Bruksel ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas “POLITICO”-s, bisedimet kanë shënuar regres pasi Vuçiqi ka refuzuar të takojë Thaçin për shkak të mosaprovimit të plotë të agjendës së tij në veriun e Kosovës nga institucionet kosovare.

Thaçi për “POLITICO” citohet të ketë thënë se nuk ishte në dijeni nëse ndonjë pjesë nëpër të cilën do të kalonte Vuçiqi ishte e bllokuar dhe se vizita e Vuçiqit do të shkojë “sipas itinerarit që ai e ka kërkuar”.

Këtë të premte, Thaçi ka thënë se ekzistojnë dallime të mëdha tek të dyja palët. “Ne kemi dallime të thella dhe të mëdha”, citohet të ketë thënë Thaçi në një intervistë për “POLITICO”. “Ne u pajtuam se më mirë ishte të mos takohemi fare dhe të prishim gjithçka”, citohet të ketë thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat