Deputetja e Nismës: Aty ku është Limaj nuk diskutohet për territorin e Kosovës

Aktuale

Deputetja e Nismës: Aty ku është Limaj nuk diskutohet për territorin e Kosovës

Nga: N.H Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:28
Deputetët e Nismës dhe AAK-së

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, thotë se do të shqetësohesha po të pranonte Vuçiq këdo me dëshirë për kryesues të bisedimeve, ndërsa që do të deklarohej se nuk e pranon Fatmir Limajn kjo ka qenë e pritur.

Balaj-Halimaj thotë se Limaj ia ka treguar rrugën njëherë Vuçiqit dhe Serbisë, prandaj atij nuk i pëlqen që qeveria e Kosovës ka emëruar atë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, thekson se aty ku është Limaj nuk diskutohet për territorin e Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Do të shqetësohesha po të pranonte Vuçiq këdo me dëshirë për kryesues të bisedimeve, ndërsa që do të deklarohej se nuk e pranon Fatmir Limajn kjo ka qenë e pritur.

Fatmir Limaj ia ka treguar rrugën njëherë Vuçiqit dhe Serbisë, prandaj atij nuk i pëlqen që qeveria e Kosovës ka emëruar Fatmir Limajn për kryesues të bisedimeve!

Ai e din se aty ku është Limaj nuk diskutohet për territorin e Kosovës.

PS: Kujdes opozitë se po ju përafrohen qëndrimet me Vuçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat