Ja çfarë kaosi i shkaktohet Kosovës, nëse Serbia e merr Ujmanin

Aktuale

Ja çfarë kaosi i shkaktohet Kosovës, nëse Serbia e merr Ujmanin

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 7 shtator 2018 Në ora: 18:49
Liqeni i Ujmani

Ideja për shkëmbimin e territoreve është njëra prej ideve më të rrezikshme për Kosovën, në rast se ndodh kjo.

Nga ndarja Kosova do të humbte shumë si në territor ashtu edhe prej aseteve.

Trepça dhe Ujmani janë dy asetet më të mëdha të Kosovës.

Trepça ka vlerë miliarda euro së bashku me minierat e saj të cilat gjendet konkretisht në veriun e Kosovës.

Ndërsa, Ujmani është liqeni më i madh artificial në Kosovë, nga e cila varet prodhimi i rrymës dhe shumë qytete të cilat furnizohen me ujë të pijes.

Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në vitin 1979-1984 me një sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe 370 milionë kub ujë. Penda e saj është e lartë 107 metra, shkruan gazeta “Bota sot”.

Nga liqeni i Ujmanit me ujë furnizohen disa komuna të Kosovës, përfshirë edhe kryeqytetin.

Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Drenasi, Obiliqi, Fushë Kosova dhe rreth 35 përqind e banorëve të Prishtinës furnizohen me ujë përmes fabrikës së ujit në Shkabaj.

Pa ujin e liqenit të Ujmanit nuk mund të bëhet ftohja e termocentraleve të KEK-ut, e që pa ftohje nuk ka furnizim të rrymës, kurse pa ujin e Ujmanit nuk mundet me u ndërtuar as Termocentrali Kosova e Re.

Kur ka thatësira në Kosovë, liqeni i Ujmani përdoret për t’i mbushur rezervuarët afër Prishtinës, si liqenin e Batllavës dhe të Batovcit.

Hidrocentrali i cili gjendet në liqenin e Ujmanit prodhon rreth 35 MW energji elektrike,

Pa ujin e liqenit të Ujmanit, nuk mund të operojë as Ferronikelli në Drenas.

Nga po ky ujë, ujiten mbi 12 mijë hektarë tokë përmes kanalit Iber Lepenc.

Liqeni i Ujmanit 70 përqind është brenda territorit të Kosovës dhe 30 përqind në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat