Kusari Lila: Kosova në gjendje të rëndë, me kryeministër që kërcënon me rrahje dhe president që gënjen

Aktuale

Kusari Lila: Kosova në gjendje të rëndë, me kryeministër që kërcënon me rrahje dhe president që gënjen

Nga: G.B Më: 7 shtator 2018 Në ora: 11:07
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se Kosova është në gjendje të rëndë që nga lufta e 99-tës, me një kryeministër që kërcënon me rrahje oponentët e tij politik dhe me një president që gënjen, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se duhet ndryshim radikal në qeverisje, kthim në normalitet të vendit dhe lirim nga brutaliteti i udhëheqësve.

Postimi i tij i plotë:

Me një Kryeministër i cili çdo të dytën fjalë kërcënon me rrahje oponentët e tij politik dhe me një President i cili gënjen për koncenzusin në vend lidhur me marrëveshjen me Serbinë, ndërsa hiq më pak se katër here dështojnë dy seanca në Kuvend për procesin e negociatave, Kosova është në gjendjen më të rëndë të saj që nga lufta e 1999.

Domosdoshmërisht, duhet ndryshim radikal në Qeverisje, kthim në normalitet të këtij vendi dhe lirim nga brutaliteti i udhëheqësve të cilët tanimë nuk kanë as rezonin minimal për çfarëdo vendimi për vendin.

#KosovaRepublikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat