Përurohet kompleksi memorial “Ibrahim Rugova” në Pejë

Aktuale

Përurohet kompleksi memorial “Ibrahim Rugova” në Pejë

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 07:54
Kompleksi memorial "Ibrahim Rugova"

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri sot bëhet përurimi i kompleksit memorial “Dr.Ibrahim Rugova”.

Ky kompleks memorial është kontribut i Shoqatës “Sali Çekaj” dhe i shumë qytetarëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të tjerë.

Përurimi bëhet në fshatin Malaj në Rugovë, nga ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat