Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste të tij deklaroi se është i gatshëm të përleshet edhe fizikisht me Albin Kurti dhe këdo që e quan hajn.
E këtë deklaratë të Haradinajt e ka komentuar profesor, doktor, Binak Maxharraj.
Sipas tij, kryeministri ose ka nis me u çmend ose është i rrakatur.
“Ne vend se të kujdeset për punët e Qeverise, ky njeri ndryshoj krejt prej se shkoj ne Kryeministri e humbi identitetin dhe krenarinë, u ba dorë e këmbë vegël e Hashim Thacit, nuk guxon pisk me i ba, i rrin gaditu si te ishte ushtari i tij. E rrotullon Kuvendin ashtu siç i thotë Thaçi, veç te mos ndalohet Thaci ne punët e tij te pista për dredhjen dhe zhdredhjen e Kosovës neper pazaret e botës, s\e kush do te marr copën me te madhe”, ka shkruar Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.
“Ky njeri ose ka nis me u çmend ose është rrokat krejt, e kane lanë. Po a bjen njeriu kaq poshtë për te përkrah një njeri qe nuk ia done te mirën Kosovës, që mundohet me e ba Kosovën copa copa. Kryeministri pasi e bani rrushfaj Parlamentin me porosinë e Thaçit, tashti e ka hapë edhe ringun e boksit, po lyp kandidat me rrah me ta, vetem pse po e quajnë hajn. E hajni brina nuk ka veq qeshtu si ky me xhepat e mbushur me miliona, me pasuri te patundshme milionëshe. Ndoshta i kane pike nga qielli”, përfundon shkrimin e tij, profesor, doktor, Binak Maxharraj.