Limaj: Duhet ta pyesim Serbinë se çfarë kërkon për të na njohur

Aktuale

Limaj: Duhet ta pyesim Serbinë se çfarë kërkon për të na njohur

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 22:04
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova do t’i kërkojë Serbisë ta njohë pavarësinë e saj, në dialogun për një marrëveshje përfundimtare, në Bruksel.

Limaj ka deklaruar në emisionin “Pressing”, se pala nga Kosova duhet ta pyesë palën serbe se çfarë kërkon për ta njohur si shtet të pavarur.

Ai ka thënë se pasi të marrë përgjigjen e Serbisë, ekipi negociator kosovar duhet t’ia tregojë Kuvendit të Kosovës kërkesat e Serbisë, dhe t’i pyesë deputetët nëse bën të dialogojnë për to me Serbinë.

Asgjë s'duhet të bëhet pa dritën e gjelbër të Kuvendit, ka theksuar Limaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat