Pantina: Diskutimet për tema të rëndësime të bëhen në Kuvend, jo në tryeza

Aktuale

Pantina: Diskutimet për tema të rëndësime të bëhen në Kuvend, jo në tryeza

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:11
Shqipe Pantina

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka kërkuar që për temat si ajo e mbrojtës së territorit të vendit të mos diskutohet askund tjetër përveç në Kuvend të Kosovës.

Pantina e ka theksuar se mbajtja e seancës së thirrur nga opozita është obligim kushtetues.

Pantina: Për tema të rëndësishme të diskutojmë në Kuvend

“Ne kërkojmë që temat të tilla që janë tejet të rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e tij të mos diskutohen nëpër tryeza të ndryshme apo nëpër konferenca për shtyp e aq më pak në Facebook, por të diskutohen aty ku është vendi, vendi për diskutimin e këtyre temave është Kuvendi dhe tashmë ne kemi bërë thirrjen që kjo temë tejet e rëndësishme që ka të bëjë me mbrojtjen e territorit të vendit të diskutohet në Kuvend dhe deputetët t’i thonë qëndrimet e tyre”, ka deklaruar Pantina.

Pantina i bëri këto komente në konferencën e përbashkët të opozitës, të mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat