Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku thotë se, Serbia e ka njohur Kosovën me këta kufij, andaj Republika e Kosovës u bë anëtare e OKB-së.
Malokut thotë se, si dy shtete fqinjë të barabarta dhe anëtare të OKB-së, formuan Komisionet shtetërore për korrigjimet e kufijve në interes të qytetarëve të të dyja shteteve.
“Pasi qe Serbia e njohu Republiken e Kosoves ne keta kufij, dhe Republika e Kosoves u be anetare e OKB-s.
Si dy shtete fqinje te barabarta dhe anetare te OKB-s pasi kerkuan ,dhe moren,mbeshtetjen nga Kuvendet reciproke formuan Komisionet Shtetrore per korigjimet e kufijve ne interes :te qytetarve te te dyja shteteve, te stabilitetit rajonal dhe fqinjesise se mire”, shkruan Maloku në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.