“Serbia përmes Thaçit po i arritë qëllimet e veta në Kosovë”

Aktuale

“Serbia përmes Thaçit po i arritë qëllimet e veta në Kosovë”

Nga: N.Sh Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:38
Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Driton Tali thotë se, Serbia e ka arritë qëllimin që nëpërmes Hashim Thaçit të bëjë temë veriun e Kosovës.

Tali thotë se, njëjtë ka ndodhur edhe parashumë vitesh me decentralizimin, ku më pas e realizoi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, për Luginës e Preshevës fare nuk flet.

Ai thotë se Serbia e ka për qëllim që veriun e Kosovës ta merr, ndërsa vendbanimet tjera ku ka serb të mbesin në Kosovë dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ja shkrimi i plotë i Talit:

Serbia e arriti qellmin nepermes Hashimit. E beri veriun teme!

Ashtu sic para shume vite e pati bere decentralizimin te cilin edhe e realizoi pas nje kohe.

Kurse per Luginen fare s'flet d.m.th., qe nuk eshte teme.

Pra, ajo ka per qellim qe veriun ta merr dhe me vendbanimet tejra ku ka serbe qe mbesin ne Kosove te krijoje njefar zajednice, gjersa Luginen fare se fut ne diskutim, sepse sipas saj, ka te beje me Kosoven - "token që padrejtesisht ja morren (pushtuan) Serbise fuqite perendimore apo ndryshe Nato".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat