Ndodh edhe kjo: Veseli e quan Serbinë kundërshtar real që po punon për të mirën e Kosovës

Aktuale

Ndodh edhe kjo: Veseli e quan Serbinë kundërshtar real që po punon për të mirën e Kosovës

Nga: D.RR Më: 2 shtator 2018 Në ora: 12:37
Kadri Veseli

Në tryezën që po mbahet në Mitrovicë për fazën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se kundërshtari i Kosovës në dialog është real.

“Duhet t’i kristalizojmë gjërat. Kundërshtarin që e kemi përballë është shumë real, pra ai kundërshtar është Serbia”, ka thënë Veseli, përcjell “Bota sot”.

Ndër tjera, ai ka thënë se Serbia po punon për të mirën e Kosovës.

“Serbia po punon për të mirën e Kosovës dhe integrimit tonë evropian”, është shprehur Veseli, transmeton “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat