“Hajna të pulave, po ju vie fundi, sot foli ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”

Aktuale

“Hajna të pulave, po ju vie fundi, sot foli ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”

Nga: P.R Më: 21 gusht 2018 Në ora: 21:48
Sylejman Selimi

Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi, gjatë një interviste të tij ka thënë se UÇK-ja nuk ka pasur më shumë se sa 12 mijë ushtarë.

E, pas kësaj deklarate të Selimit, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

“Mirëmbrëma popull pishpirik,
Hajna të pulave,
Foli sot ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sulejman Selimi: Nuk ka pasur më shumë se 13,000 luftëtarë! Janë regjistrat edhe arkivat tha!
E çka tani “ patrioto-çlirimtar”?
Drejtësia vonohet por del në dritë!
Po ju vie fundi!”, ka shkruar Rugova, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat