Gazeta ruse: Shkëmbimi i territoreve, temë e dialogut në Bruksel

Aktuale

Gazeta ruse: Shkëmbimi i territoreve, temë e dialogut në Bruksel

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 13:39
Thaci- Vuciq

Tema qendrore e negociatave midis presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, do të jetë shkëmbimi i territorit në Bruksel, shkruan gazeta ruse.

E përditshmja e Moskës përkujton se kundër kësaj ideje janë vendet kryesore në Evropë, ndërsa ekspertët kanë frikë se kufijtë do të çojnë në një luftë të re në Ballkan.

Gazeta shkruan se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar prej muajsh, por që progresi real nuk është arritur dhe shton, duke iu referuar burimeve të afërta me autoritetet serbe, se BE ka caktuar një afat kohor për t'u pajtuar me Prishtinën deri në fillim të vitit 2019, përndryshe integrimi në BE do të bllokohet.

Burimet diplomatike të "Komersant" në vendet e BE-së sqarojnë se Brukseli nuk i kërkon Beogradit të njohë Kosovën, por se normalizimi parashikon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në, dhe se Prishtina duhet të bie dakord mbi krijimin e asociacionit të komunave serbe.

"Nuk është e lehtë për Beogradin të pranojë këtë formulë, që do të thotë se zyrtarisht e njeh humbjen e Kosovës," shkruan gazeta.

 “Komersant” shkruan se ideja e Thaçit ishte gjithashtu e papritur, i cili "me kujdes" përkrahu "korrigjimin e kufijve", me çka  Vuçiq dhe Thaçi "në të vërtetë shënuan formulën për normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet shkëmbimit të territoreve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat