Lladrovci uron Kurban Bajramin: Pa veteranët e UÇK-së, kjo ditë s’do festohej në liri

Aktuale

Lladrovci uron Kurban Bajramin: Pa veteranët e UÇK-së, kjo ditë s’do festohej në liri

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 13:00
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë një mesazh urimi për nder të festës së Kurban Bajramit.

Ai kësaj dite i ka dhënë theks të veçantë kontributit të dëshmorëve, familjarëve të tyre, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, pa të cilët sipas tij kjo festë nuk do të festohej as në Drenas por as edhe në Kosovë,.

”Të parin urim të Kurban Bajramit, ia dedikova Nanës Ki, e nëpërmjet saj, të gjithë prindëve të dëshmorëve dhe familjarëve të tyre, urim për invalidët dhe veteranët e UÇK-së, pa të cilët, kjo festë në liri nuk do të festohej as në Drenas as në Kosovë.

Qytetarë të dashur, paçi shëndet, lumturi e begati në familjet Tuaja.

Me fat Kurban Bajrami!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat