Në Ditën e Kurban-Bajramit kërkohet solidaritet mes njerëzve

Aktuale

Në Ditën e Kurban-Bajramit kërkohet solidaritet mes njerëzve

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 09:03
Naim Ternava- Albin Kurti

(E plotësuar)- Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur dyert për vizita sot, për nder të festës së Kurban-Bajramit. Me këtë rast përfaqësues institucionalë dhe partive politike, përcollën mesazhet e tyre për këtë festë e cila bënë thirrje për dashuri e paqe.

Në mesazhin e tij, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava bëri thirrje që kjo festë të mirët si fushatë për të drejtat e femrës, ndalimin e vrasjeve dhe hakmarrjeve, ndërsa politikanët falënderuan myftiun për mesazhet që po i përcjell, dhe vlerësuan lart deklarimet që i bëri ati në manifestimin qendror që u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

I pari që vizitoi Bashkësinë Islame sot ishte presidenti Hashim Thaçi, i cili përcolli urimet për festën e Kurban-Bajramit.

Thaçi: Kosova është dhe do të mbetet tolerante në mes besimeve

“Sot është një festë e mirëkuptimit, solidaritetit, e dashurisë dhe respektit të njerëzve, e vizitave të ndërsjella, prandaj uroj që edhe sot dhe çdoherë të ketë sa më tepër harmoni në mes njerëzve, në shoqërinë tonë dhe besimtarëve tanë. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet tolerante në mes besimeve, këtë e ka dëshmuar dhe do ta dëshmojë edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.

Në këtë ditë feste për besimtarët e fesë islame, Bashkësia Islame priti edhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, i cili vlerësoi punën e Bashkësisë Islame.

Haradinaj: Solidariteti na shoqëroftë edhe më tutje

“Besimtarëve myslimanë, popullit tonë, të gjithë atyre që na duan të mirën, urime festa e Kurban- Bajramit, kjo ndjenjë e solidaritetit dhe të qenit bashkë na shoqëroftë edhe më tutje në ato që na presin “, ka thënë ai.

Ndërsa, në emër të Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban-Bajramit, duke thënë se Kosova do të ecë përpara dhe se populli do të ketë mirëqenie e perspektive më të mirë.    

Veseli: Ata që janë mbush mllef ta lënë kohën e Serbisë, të orientohen nga pjesa e paqes

“Këtë mesazhin e fundit sot që e ka jep në lutjen e Bajramit, është mirë të gjithë me e marrë, më shumë disa që janë mbush mllef dhe inat, le ta lënë atë kohën e Serbisë, le të orientohen nga pjesa e paqes, mirëkuptimit, dashurisë, shteti të pavarur dhe sovran që askush as nuk guxon ta prek as cenojë, nuk është mirë me e dëmtuar”, tha ai.

Veseli foli edhe për ndërtimin e xhamisë pranë Urës së Ibrit në veri të Mitrovicës. Ai tha se e kanë obligim ndërtimin e saj dhe pret që kjo të ndodhë në Bajramin tjetër.

Veseli:  Bajramin tjetër do të nisim ndërtimin e xhamisë në veri të Mitrovicës

“Bajramin tjetër, dashtë Zoti që bashkërisht, e kemi një obligim myftiu dhe unë, por më shumë e ka myftiu, por edhe unë sepse është politike, në Mitrovicë në pjesën veriore duhet të fillojë ndërtimi i xhamisë tek Ura e Ibrit. Nuk jam ithtar i ndërtimit të xhamisë si sinonime, të cilat mund të jenë të demonstrimit më tepër politik, jam kundër tyre. Jam për ndërtimin e atyre objekteve, të cilat janë të kultit fetar besimit në Zot, të cilët kanë qenë tradicionalisht dhe aty ku ka nevojë. Myfti e kemi një obligim, xhaminë tek ura e ibrit ne duhet ta ndërtojmë bashkërisht për arsye se aty ka qenë dhe aty duhet të jetë”, tha ai.

Ndërsa myftiu Tërnava deklaroi se Bashkësia Islame është e gatshme në çdo formë për të nisë punën për ndërtimin e xhamisë.

Tërnava: BIK e gatshme për ndërtimin e xhamisë tek Ura e Ibrit

“Ne jemi gati, e kemi edhe projektin, kemi edhe buxhetin për atë xhami, momentin që neve na krijohen mundësitë që të fillojmë punën, jemi gati të fillojmë, jemi gati nesër të fillojmë, të gjitha i kemi gati, vetëm krijona mundësinë të fillojmë”, tha ai.

Bashkësinë Islame e vizituan sot edhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë urimit të tij për festën e Kurban Bajramit, tha se gatishmëria për sakrificë dhe dashura e sinqertë janë vlerë themeltare për shoqërinë.

Kurti: Jetojmë në një vend ku gulçimi për pushtet ka shkaktuar mjerim

“Sa më shumë që ndajmë me njëri-tjetrin, aq më shumë bëhemi bashkë, gatishmëria për sakrificë dhe dashuria e sinqertë janë vlera themeltare si për shoqërinë, ashtu edhe për kombin, e dimë që jetojmë në një kohë të vështirë, ku shumica kanë pak, e pakica kanë shumë. E dimë që jetojmë në një vend ku gulçimi për pushtet ka shkaktuar mjerim, mirëpo jemi të bindur që të bashkuar me barazi dhe për drejtësi, edhe do t’u hiqet frika njerëzve dhe do të hiqen ata që i frikësojnë njerëzit, sepse begatia e mirëqenia duhet të jenë e drejt normale për të gjithë e jo privilegj për disa“, tha Kurti.

Besimtarët myslimanë morën urime edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës dhe ai i Kamenicës. Politikanët që udhëheqin me këto komuna, përcollën urimet e tyre edhe në emër të Partisë Social Demokrate.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti tha se Kurban-Bajrami është festë e solidaritetit ku duhet ndarë të mirat me të gjithë që janë përreth.

Ahmeti: Dhuna ndaj gruas është e papranueshme

“Festa e Kurban-Bajramit është festë e solidaritetit, kur ne duhet t’i ndajmë të mirat tona me të gjithë atë të cilët i kemi përreth, edhe me ata që kanë edhe me ata që nuk kanë, sot posaçërisht e falënderuam myftiun për deklarimet që i bëri dhe e shfrytëzoi ditën e Kurban-Bajramit që të dërgohet mesazhi për vajzat dhe gratë në shoqërinë tonë, për barazi, sepse në fund të fundit kjo është temë politike, dhuna ndaj vajzës, gruas është e papranueshme dhe vetëm me barazi ne mund të ecim përpara si shoqëri, këtë e themi ne por me më rëndësi këtë e thotë feja islame dhe siç e përmendi është fjalë e Perëndisë”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe Myftiu i Kosovës folën edhe për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, ku u tha se leja nga Komuna e Prishtinës do të jepet në momentin që Bashkësia Islame të ketë gati dokumentacionin.

Për të përcjellë urimet për festën e Kurban Bajramit, në Bashkësinë Islame ishte për vizitë edhe Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike.

Gjithashtu, në BIK sot ishin edhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe politikanë të tjerë./

***

 Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) Kurti ka thënë se begatia e mirëqenia duhet të jenë e drejtë për secilin, dhe jo privilegj vetëm për disa.

"E falënderoj BIK për pritjen. Uroj te gjithë për festën e Kurban Bajramit. Kjo festë është ftesë për solidaritet. Sa më shumë ndajmë për njëri tjetrin aq më shumë bëhemi bashkë. Jetojmë në një kohë të vështirë kur shumica kanë pak, e pakica kanë shumë.  Jetojmë ne një vend ku gulshimi për pushtet ka shkaktuar mjerim, Mirëpo jemi të bindur që te bashkuar për barazi e drejtësi do tu hiqet frika njerëzve e edhe do te hiqen ata qe i frikësojnë njerëzit”, tha ai.

Kurti ishte i shoqëruar nga deputetët e kësaj partie, Rexhep Selimi dhe Albulena Haxhiu.

BIK-u pranon urime nga Haradinaj dhe Don Lush Gjergji

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar mëngjesin e sotëm Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) prej ku ka dhënë urimin për festën e Kurban Bajramit.

Haradinaj uroi të gjithë besimtarët myslimanë, si dhe kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, për këtë festë, duke shtuar se ndjehet i nderuar me pritjen e bërë nga BIK-u.

BIK-un e vizitoi edhe Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, i cili në emër të kishës përcolli urimet për Kurban Bajramin, për të gjithë myslimanet. Don Lush Gjergji zgjodhi të mos deklarohet para mediave.

Kurse, shefi i ekzekutivit ishte i shoqëruar edhe nga pjesëtarë të kabinetit qeveritar, në mesin e të cilëve ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ai i drejtësisë, Abelard Tahiri.

Thaçi viziton BIK-un: Kosova është dhe do të mbetet tolerante ndaj besimeve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i pari qe u prit sot për nder të festës së Kurban Bajramit nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), dhe Myftiu i saj, Naim Tërnava.

Thaçi uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke thënë se Kosova është dhe do të mbetet tolerante mes besimeve.

"Është kënaqësi e veçantë te jem përsëri në Bashkësinë Islame dhe të uroj festën e Kurban Bajramit. Sot është festë e mirëkuptimit, solidaritetit, vizitave të ndërsjella. Uroj të ketë sa më tepër harmoni mes njerëzve. Kosova ka qenë , është dhe  do të mbetët tolerante mes besimeve. Roli i Bashkësisë Islame ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm. Uroj të ketë gëzime në çdo familje kosovare e shqiptare", tha Thaçi.

Pritja e BIK-ut do të zgjasë deri në orën 12:00, ndërkohë që këtë institucion pritet ta vizitojnë edhe krerët e tjerë institucional.

Image

Drejtpërdrejt nga pritja e BIK-ut për Kurban Bajram

Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje përurimi.

Pritja do të zgjasë deri në orën 12:00, ku BIK-un do ta vizitojnë krerët institucional të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat