Daçiq për idenë e Thaçit që Lugina t’i bashkohet Kosovës: Janë pallavra

Aktuale

Daçiq për idenë e Thaçit që Lugina t’i bashkohet Kosovës: Janë pallavra

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 22:43
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova siç e ka shpallur njëanshëm pavarësinë, nuk mund të vendosë që të shënojë edhe kufijtë në të njëjtën mënyrë.

Ai ka thënë se nuk mund të ndërmerret asgjë në këtë drejtim derisa të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve.

“Dialogu do të vazhdojë në shtator siç ka njoftuar Presidenti Vuçiq. Tash për tash nuk ka ndonjë propozim që të arrihet marrëveshja”, ka thënë Daçiq, shkruan TV Most.

Daçiq ka folur në konferencë për media edhe për idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të Presheva, Medvegja dhe Bujanovci të bashkohen me Kosovën.

“Të gjitha këto janë pallavra. Nëse dikush dëshiron që të bisedojë seriozisht, kjo duhet të bëhet përmes projekteve serioze”.

“Nuk ka ndonjë lëvizje në drejtim të demarkacionit, ka një vijë administrative dhe këtë e ka kontrolluar KFOR për 20 vjet. Nëse dikush mendon se kompromisi është që të merret Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, nuk mendoj se e kupton situatën në të cilën futet”.

Ai ka thënë se pjesa veriore e Kosovës është pengesa më e madhe a arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat