“Hienat duhet urgjentisht të largohen nga jeta politike”

Aktuale

“Hienat duhet urgjentisht të largohen nga jeta politike”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 gusht 2018 Në ora: 20:06
Aleksander Lumezi

Akuza e prokurorit Elez Blakaj kundër Kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, tregon qartazi se  ky shtet është i kapur nga bandat dhe kriminelët e politikës dhe para politikes. Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi, pasi sipas tij, Kosova duhet të jetë një vend ku nuk sundojnë kriminelët.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se ikja e prokurorit Blakaj në SHBA është një mesazh për popullin që hienat duhet urgjentisht të largohen nga jeta politike.

Image
Faik Krasniqi

"Me këtë mesash përçues prokurori Blakaj, ka pasur për qëllim që të tregoj edhe njëherë se hienat duhet të largohen nga jeta politike dhe publike.

Kosova duhet të jetë një vend i jetueshëm pa kriminelë, hajna, bandita dhe zhvatës të pozitës dhe opozitës, që i ka bërë bashkë interesi dhe hajnia, ose t'i paketojë valixhet dhe të ik nga këtu. Rrugë të mesme nuk ka”, është shprehur politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat