Deputeti i LDK-së: Aleksandër Lumezi i ardhur në pozitë me diplomë false, ç’kapja e drejtësisë fillon me dorëheqjen e tij

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Aleksandër Lumezi i ardhur në pozitë me diplomë false, ç’kapja e drejtësisë fillon me dorëheqjen e tij

Nga: N.H Më: 20 gusht 2018 Në ora: 19:13
Deputetët e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, pas deklarimit publik të prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj.

Avdyli thotë se Aleksandër Lumezi, i ardhur në vend të Kryeprokurorit me diplomë false, përmes telefonatave “Pronto”, s’ka se si të hetojë vetveten dhe shefat e tij.

Me tej, ai thotë se ç’kapja e drejtësisë fillon me dorëheqjen e tij.

“Aleksandër Lumezi, i ardhur në vend të Kryeprokurorit me diplomë false, përmes telefonatave Pronto, s’ka se si të hetojë vetveten, dhe shefat e tij. Ç’kapja e drejtësisë fillon me dorëheqjen e tij. Çdo gjë tjetër është vrasje e drejtësisë në këtë vend dhe rrezikim i çdo qytetari nga drejtësia selektive e Pronto- prokurorisë”, thotë deputeti i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat