Kusari- Lila përmed të arriturat e “Baballarëve të kombit”: Problemi nuk qëndron në veri

Aktuale

Kusari- Lila përmed të arriturat e “Baballarëve të kombit”: Problemi nuk qëndron në veri

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 18:59
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja dhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila, pas deklarimit publik të prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, ka reaguar duke kritikuar udhëheqësit, që sipas saj, janë “baballarët e kombit”, që të arriturat e tyre janë 19,000 veteranë të falsifikuar, shteti i kapur nga klani “Pronto”, sistemi i munguar i drejtësisë, Qeveria megallomane me shpenzime më të larta se të hyrat, sistem i arsimit dhe shëndetësisë të dëmtuara deri në palcë....

Sipas Kusari- Lilës, qytetarët nuk duhet të frikësohen se do ta humbasin veriun apo copët tjera të tërritorit të Kosovës, por problemi qëndron te kryeqendra e Kosovës, Prishtina.

Ajo ka shtuar se pa hequr kancerin e shoqërisë në qendër, asnjë hap tjetër për funksonalizim të shtetit nuk do të ketë.

“Nëse edhe deklarimi publik i Prokurorit të dorëhequr Blakaj, nuk e merr vëmendjen dhe trajtimin që duhet, ne as nuk jemi për shtet dhe as nuk e kemi bërë shtetin tonë.

Le të rrahin gjoks gjithë jetën “Baballarët e Kombit” për të arriturat e tyre, e ato të arritura janë: 19,000 veteranë të falsifikuar, shteti i kapur nga klani “Pronto”, sistemi i munguar i drejtësisë, Qeveria megallomane me shpenzime më të larta se të hyrat, sistem i arsimit dhe shëndetësisë të dëmtuara deri në palcë.... Këto janë vetëm disa nga të “arriturat” e “Baballarëve” tanë.

Fatura e që po e paguan sot qytetari i Republikës është disproporcionalisht më e lartë se krejt “kontributet” e deklaruara të këtyre burrave (lexo: burrecave) që e zhvatin shtetin sikur çamçakëzin e dhuruar nga tjetërkush.

Qytetarë të Kosovës, mos u frikësoni se e humbim Veriun ose copë tjera të territorit të Kosovës, problemin nuk e kemi në Veri, por në kryeqendër të Kosovës, në Prishtinë.

Pa e hequr kancerin e shoqërisë në qendër, asnjë hap tjetër për funksionalizim të shtetit nuk do të ketë sukses”, ka shkruar Kusari- Lila në profilin e saj “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat