MPJ: Serbia të ndalë propagandën me lajme të rreme

Aktuale

MPJ: Serbia të ndalë propagandën me lajme të rreme

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 17:40
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës rikonfirmon nivelin e marrëdhënieve shumë të mira me Ganën, të cilat kanë shënuar vetëm ngritje, që nga koha e njohjes së vendit tonë nga ky shtet afrikan në vitin 2012.

MPJ rikujton se veç komunikimeve të rregullta në nivelin e lartë ndër-shtetëror, ndërtimit të urave të miqësisë në mes dy popujve dhe hapjes së mundësive të reja në mes dy vendeve, në muajin qershor të këtij viti është akredituar edhe ambasadorja jo-rezidente e shtetit të Ganës në Kosovë, Salma Frances Mancell.

Në një komunikatë për media thuhet se raportimet e tjera jashtë frymës së marrëdhënieve të mira dhe të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Ganës janë thjesht vazhdim i propagandës serbe me lajme të rreme.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat