Kurti thërret për ndërhyrje kundër “Zajednicës” së Thaçit dhe Vuçiqit

Aktuale

Kurti thërret për ndërhyrje kundër “Zajednicës” së Thaçit dhe Vuçiqit

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 10:30
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti,

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka thënë se bosnjëzimi i Bosnjes nuk është bërë duke u synuar direkt, mirëpo, sipas tij, është bërë duke kërkuar shkëmbim territorial në mes të Serbisë dhe Kroacisë.

Kurti ka vlerësuar tutje se duhet nxjerrë mësim nga paqja e Bosnjes, dhe të ndërhyjnë kundër “Zajednicës së Thaçit me Vuçiqin”.

“Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjes apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. NATO-ja pat nxjerrur mësim nga lufta e Bosnjes dhe ndërhyri te Kosova kundër Jugosllavisë së Milosheviqit. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjes dhe të ndërhyjmë kundër 'Zajednicës' së Thaçit me Vuçiqin”, ka shkruar Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat