Ahmeti dëshiron vëmendje për veteranët e rrejshëm e dialog, jo për datëlindje të komandatit

Aktuale

Ahmeti dëshiron vëmendje për veteranët e rrejshëm e dialog, jo për datëlindje të komandatit

Nga: Bota sot Më: 19 gusht 2018 Në ora: 22:20
Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe njëkohësisht kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe njëkohësisht kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas debatit për datëlindjen e Adem Jasharit.

Ahmeti përmes një statusi në profilin e tij “Facebook”, ka shkruar se datat shërbejnë për matjen e kohës, ndërsa Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes.

Prandaj, sipas Ahmetit duhet të kthehet vëmendja tek 19 veteranët e rrejshëm, te dialogu, sepse këto janë të rrezikshme për veprën e Adem Jasharit sesa data e lindjes.

Postimi i plotë:

E çka edhe po të kishte lindur në datë tjetër? Sa njeriu ka lind me 28 nëntor e nuk ka bërë asgjë. Sa njeriu ka lind në data tjera e ka bërë shumë. Datat shërbejnë për matjen e kohës. Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes.

A kthehemi tash te 19 mijë veteranët e rrejshëm e dialogu se ato janë më të rrezikshme për veprën e Adem Jasharit se sa data e lindjes?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat