Profesori ndërkombëtar: Jeta e Bill Clinton matet me shekuj, për shqiptarët me mijëvjeçarë

Aktuale

Profesori ndërkombëtar: Jeta e Bill Clinton matet me shekuj, për shqiptarët me mijëvjeçarë

Nga: A.ZH Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:58
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-presidenti Ibrahim Rugova

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miku i madh i Kosovës Bill Clinton, sot ka festuar 72 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, atë e kanë uruar shumë personalitete. Ndër ta edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, përcjell Bota sot.

Profesori, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për gjigandët si Bill Clinton , 72 vjet janë dhe mbeten sa vitet e fëmijërisë.

Sipas tij, jeta e Clintonit për shqiptarët matet me mijëvjeçarë.

Postimi i tij i plotë:

Për disa njerëz që nuk kanë asnjë mision në jetë 72 vjet janë shumë. Për gjigandët, si Bill Clinton, 72 vite janë dhe mbeten sa vitet e fëmijërisë! Jeta e Bill Clinton matet me shekuj, për ne shqiptarët me mijevjeçarë! Edhe 720 vite t'i urojmë, më duken pak!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat