Rushiti: Integriteti territorial i Dardanisë është i pa prekshëm dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët

Aktuale

Rushiti: Integriteti territorial i Dardanisë është i pa prekshëm dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 15:43
Fatlum Rushiti

Lideri i Lobit Botëror Shqiptar, Fatlum Rushiti ka deklaruar për Dallas Morning News që integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa prekshëm dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët. 

"Nëse Serbia çetnike kolonizatore dëshiron bisedime me Kosovën duhet të përmbush dy kërkesa jetike: kthimin e territoreve të okupuara shqiptare: Luginën e Preshevës, Nish, Tregu i Ri, Vranje, Leskovac, Kurshumlija dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës e pastaj mund të bisedohet për normalizmin paqësor midis dy vendeve. Kufijtë aktual të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, janë sanksionuar me aktin e shpalljes së pavarësisë së saj, me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, me njohjen e 115 shteteve të botës, prandaj askush nuk guxon t'i nëpërkëmbë këta kufij për qëllimet e çmendura të Serbisë çetnike kolonizatore," shprehet kreu i LBSH-së. 

Fatlum Rushiti u bën apel publik Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që ta ndryshojnë metodën e diplomacisë pasive defanzive e të praktikojnë diplomaci dinjitoze ofanzive kundër armiqve sepse shqiptarët janë në rrugën e drejtë të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat