Lirohen aktivistët e VV-së

Aktuale

Lirohen aktivistët e VV-së

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:33
Pamje nga aksioni i VV-së dhe përplasja me Policinë

Janë liruar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të ndaluar nga Policia e Kosovës të premten, pas aksionit në të cilin hodhën ngjyrë të kuqe në objektin e Policisë në kryeqytet.

Lirimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj partie, Tinka Kurti.

Rinë Zhitia, Arta Berisha, Elona Kurti, Diellëz Arifi, Patrik Domi, Çlirim Gërbeshi e Atdhe Arifi, u ndaluan për 48 orë.

Gjatë ndërhyrjes nga Policia u arrestua edhe deputetja Saranda Bogujevci, e cila ishte liruar ndërkohë.

Përndryshe aksioni i së premtes, ishte organizuar në shenjë proteste ndaj neglizhencës së institucioneve të sigurisë në ofrimin e mbrojtjes për gratë e fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat