Dokumentet që tregojnë se ditëlindja e Adem Jasharit është me 28 nëntor

Aktuale

Dokumentet që tregojnë se ditëlindja e Adem Jasharit është me 28 nëntor

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 10:38
Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari

Një debat rreth asaj nëse ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, e ka datën e lindjes më 28 nëntor ashtu siç festohej përherë, apo më 10 nëntor është ngritur këto ditë.

Ishte Nexhmedin Spahiu ai që kishte pyetur se “kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit nga 10.10.1955 në 28.11.1955”.

Megjithatë Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skenderajt dje djali i vëllait të komandantit Adem Jashari, ka publikuar certifikatën e vdekjes së Jasharit ku shihet edhe data e lindjes e që është më 28 nëntor 1955.

Një fakt tjetër është se të gjitha dokumentet identifikuese të Republikës Federale të Jugosllavisë fillonin me ditën, muajin dhe tre numrat e fundit të vitit të lindjes.

Numri personal i Adem Jasharit, sipas të dhënave që janë në dispozicion edhe publikisht, ishte 2811955924008.

Ju prezantojmë një dokument identifikues të RFSJ-së për të ilustruar mënyrën si janë përshkruar datat e lindjes në numrin personal. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat