Veseli: Qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend kontributin e Kofi Annan

Aktuale

Veseli: Qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend kontributin e Kofi Annan

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 18:01
Kryeparlamentari Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kujuar ish sekretarin e Organizatës së Kombeve të bashkuara, Kofi Anan që ka ndërruar jetë sot.

"Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend gjithmonë emrin e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan, i cili gjatë luftës në Kosovë dha kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës. Me vdekjen e Kofi Annan, bota ka humbur një diplomat dhe një paqedashës humanitar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat