Këshilltari i Thaçit pagoi 714 euro për verë e peshk - Bota Sot
Këshilltari i Thaçit pagoi 714 euro për verë e peshk

Aktuale

E premte, 21 shtator 2018

Këshilltari i Thaçit pagoi 714 euro për verë e peshk

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 12:53
Mysafirët e Sejdiut thuhet se kanë pirë edhe ujë në vlerë prej 100 euro ndërsa dreka e tyre me ushqime të detit kishte arritur shumën prej 714 euro.

Në faturat e shpenzimeve të zyrës së kryeministrit Thaçi ndodhet edhe dreka e paguar me para të shtetit nga këshilltari i tij, Edi Sejdiu.

Në drekën e datës 23 mars 2012 të ngrënë në restorant “Puro”, Sejdiu që në atëkohë ishte këshilltar i Thaçit ka paguar 4 shishe verë. Dy nga verat janë Albizzia Chardonay dhe vlera e tyre është 45 euro ndërsa dy të tjerat janë Sessantanni me vlerë prej 97 euro.

Mysafirët e Sejdiut thuhet se kanë pirë edhe ujë në vlerë prej 100 euro ndërsa dreka e tyre me ushqime të detit kishte arritur shumën prej 714 euro.

104 euro janë shpenzuar vetëm për file salmoni, ndërsa 84 për karkaleca deti, e 56 për kërpudha.

Më pas lista e produkteve përmban edhe biftek, supë peshku, sallatë tri llojesh, tortë e kafe.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në Kallxo, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test