Dushi: Po e shkatërrojmë shtetin, është koha e fundit të këndellemi

Aktuale

Dushi: Po e shkatërrojmë shtetin, është koha e fundit të këndellemi

Nga: H.O. Më: 18 gusht 2018 Në ora: 09:06
Ish- zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi

Anëtari i LDK-së, ish- zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se të gjitha përpjekjet për të ndërtuar shtetin u shkatërruan. Sipas tij, tash edhe po rrezikohet shteti nga mënyra se si po trajtohet dhe drejtohet.

Postimi i plotë:

Të gjitha lëvizjet, angazhimet e veprimet që çuan deri në bërjen e shtetit i devalvuam ose i shkatërruam. Herë për të përvetësuar merita e herë për të përvetësuar miliona.

Tash kemi filluar ta rrezikojmë edhe vetë shtetin, me mënyrën se si po e trajtojmë dhe si po e drejtojmë këtë shtet. Por, edhe me heshtjen dhe tolerimin e pakuptimtë përballë atyre që në mënyrë të papërgjegjshme po e drejtojnë këtë shtet.

Është koha e fundit që të gjithë të këndellemi, të marrim dhe të kërkojmë përgjegjësi, para se, gjeneratat e ardhshme të na gjykojnë si të padenjë e historia si të pandërgjegjshëm!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat