"Fatmiri edhe Jakupi janë njerëz të dështuar politikisht, nuk kanë fije morali e dinjiteti"!

Aktuale

"Fatmiri edhe Jakupi janë njerëz të dështuar politikisht, nuk kanë fije morali e dinjiteti"!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 17 gusht 2018 Në ora: 22:06
Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj

Kosova duket se është arenë ku lulëzojnë elementet negative të shtetshkatrrimit si kriminalitet, hajnia, nepotizmi, pasurimi marramendës i klasës më të ndyrë politik në pushtet, korrupsioni e çka jo tjetër.

Nepotizmi në institucionet e Republikës së Kosovës s’ka të ndalur. Një gjë e tillë ka ndodhur që nga paslufta dhe nuk është duke u ndalur. Nuk ka institucion qendror apo lokal në të cilën nuk është shfaqur nepotizmi.

Madje ka pasur shpeshherë argumente të sakta me emër e mbiemër, duke treguar kështu edhe lidhjen familjare të personave në fjale, mirëpo nuk është marrë parasysh nga askush, e lëre më nga institucionet e drejtësisë, të cilat vetëm emrin e kanë “të drejtësisë”!

Dihet mirë që, secila qeverisje që ka ardhë në pushtet së pari ka filluar punësimin e familjarëve dhe farefisit, pastaj militantët partiak e radha për qytetarët e Kosovës nuk po vjen kurrë.

Të gjitha këto elemente negative, dhe shumë të tjera shkatërruan çdo vlerë mbi të cilën do ndërtoheshin dhe punonin institucionet vitale të shtetit. Ato tashmë janë jofunksionale dhe punojnë vetëm në diktatin e kriminelëve pushtetarë që kanë uzurpuar çdo pjesë të tyre!

Kjo është e dukshme edhe me nivelin e punësimit në Kosovë, kur shumica e qytetarëve janë të papunë, pushtetarët punësojnë në kabinete qeveritare dhe gjetiu djemtë e tyre, nipat e mbesat, farefisin dhe militantët, edhe pse në shumë raste mbesin qytetarët me diploma të papunë, e vendin e tyre ia zënë me nepotizëm, familjarët e pushtetarëve.

E raste të tilla ka ma qindra sosh. Së fundmi pas emërimit të djalit të Fatmir Limajt, Durim Limaj, shef i kabinetit të Ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani ka vazhduar punësimin e familjarëve të bashkëpartiakëve të tjerë, në këtë ministri.

Kësaj radhe është punësuar nipi i ish deputetit të Nismës për Kosovë, aktualisht kryetar i këshillit të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Image
Faton Krasniqi

Faton Mehmeti njohës i çështjeve politike, thotë se, nuk habitet fare që Fatmir Limaj po vazhdon të familjarizoj aty ku mundet.

“Futja e djalit të tij pa asnjë kriter, vetëm që është i biri i Fatmirit, dëshmon më së miri dështimin e këtij shteti nga kapësit e tij. Fatmir Limaj është nëna e dallavereve, dhe si i tillë do të mbetet”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Nisma Socialdemokrate e Fatmirit është parti kryekëput e njerëzve të dështuar nga jeta, por që përmes politikës mundohen të arrijnë qëllimet e tyre për t’u pasuruar.

“Edhe Fatmiri edhe Jakupi janë njerëz të dështuar në politikë, nuk kanë fije morali dhe dinjiteti andaj vazhdojnë paturpësisht të kapin shtetin, të punësojnë njerëz të afërt dhe militantë të tyre. Nepotizmi është në shkallen më të lartë të mundshme, derisa qytetarët e ndershëm sorollaten rrugëve të vendit, me shpresë që do të hiqen vizat për t’u larguar. Kosova është bërë vend i pajetueshëm për njerëz të dinjitetshëm, kjo pasi shteti i kapur iu shërben vetëm oligarkëve dhe njerëzve të lidhur me pushtet”, potencon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat