Fjalë të mëdha për Skender Çekun në 20 vjetorin e rënies

Aktuale

Fjalë të mëdha për Skender Çekun në 20 vjetorin e rënies

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:18
Pamje nga akademia për Skënder Çekun

(E plotesuar) - Në teatrin "Istref Begolli" në Pejë, u mbajt akademia përkujtimore për gjeneral majorin Skender Çeku, në 20 vjetorin e rënies së tij.

Zëvendësministri Ali Berisha, i cili foli në emër të Qeverisë së Kosovës, tha se Skender Çeku ishte motivim për të rinjtë, dhe se lufta e rënia e tij ishin heroike.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ndau kujtime nga koha kur ishte në luftë me Gjeneralin Çeku.

Ai tha se Skender Çeku kishte qenë trim dhe i përkushtuar në luftë deri në ditën kur u plagos rëndë.

Zekë Çeku, në emër të familjes Çeku, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë akademi përkujtimore.

Pas fjalimeve, në kuadër të kësaj akademie përkujtimore, aktori Basri Lushtaku interpretoi "Monologun e dëshmorit" kushtuar Skender Çekut dhe dëshmorëve të tjerë të UÇK-së /D. Morina/

***

Nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Pejë mbahet akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heroit Skender Çeku.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat