Rreth 40 milionë euro i kushtojnë Kosovës veteranët e rrejshëm: Dikush duhet me u burgos!

Aktuale

Rreth 40 milionë euro i kushtojnë Kosovës veteranët e rrejshëm: Dikush duhet me u burgos!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:37
UÇK-ja

Listat e stërfyera të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë si shkak i komandantëve të zonave dhe udhëheqësve të organizatave të dala nga lufta.

Kosovës, iu shtuan mbi 19 mijë veteranë, të cilët asnjëherë nuk e kanë kapur pushkën me dorë gjatë kohës së luftës së fundit të Kosovës.

Madje, ka raste që veteranë janë bë edhe shumë persna të cilët në kohën kur ishte lufta e Kosovës, ata ishin fëmijë, pra 10 vjeçar, e që normalisht në një moshë të tillë nuk kanë mundur të kontribuojnë me asgjë për luftën e as Kosovën.

38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 veteranët e rrejshëm, të cilët i ka identifikuar prokurori special i dorëhequr ditë më parë, Elez Blakaj.

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi fajin ia hedhë komandantëve, politikanëve dhe udhëheqësve të veteranëve.

Image
Faik Krasniqi

“Fajin për këtë stërfryerje të veteranëve të rrejshëm të UÇK-së, padyshim që e kanë politikanët, komandantët e zonave dhe udhëheqësit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së. Kjo fryerje e listave me veteranë të rrejshëm të UÇK-së, vetëm sa do të varfërojë buxhetin e shtetit edhe ashtu të varfër”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, numrin i madh i veteranëve u bë për shkaqe të caktuara financiare dhe politike.

Ai thotë se të gjithë këta do të duhet të futeshin në burg sikur të kishim një shtet ligjor.

“Po të kishim një shtet serioz dhe ligjor, të gjithë këta koamandantë dhe politikanë matrapazë që i kanë futur në lista veteranë të rrejshëm, për qëllimet të caktuara finanaciare dhe politike do të futeshin në burg, sepse këta veteranë të rrejshëm buxhetin e Kosovës e dëmtojnë 35-40 milionë euro në vit, para që do të mund të përdoreshin për investime që do të hapnin vende të reja të punës”, thotë Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat