Ish bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit paralajmëron: Mos luani me zjarrin, pasojat do të jenë të mëdha

Aktuale

Ish bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit paralajmëron: Mos luani me zjarrin, pasojat do të jenë të mëdha

Nga: D.RR Më: 17 gusht 2018 Në ora: 16:30
Avni Ajeti dhe Zahir Pajaziti

Avni Ajeti, ish bashkëluftëtari më i afërt i komandantit Zahir Pajaziti, ka kërkuar nga shteti që t’i marrin seriozisht aferat me listat e veteranëve, përndryshe luftëtarët do të dalin në rrugë, e pasojat sipas tij do të jenë të mëdha.

AI ka kërkuar që Fahri Balaj, kryetari i shoqatës së veteranëve në Komunën e Podujevës, të japë dorëheqje.

Postimi i plotë:

Kryetarit te Shoqates së veteranve ne Komunen tonë z.Fahri Balaj i bëj thirrje publike z.kryetar ti sot e këto ditë alarmante ku dihet publikishtë se cilët qenkan ata njerzë që falsikuan me listat veteranve të UÇK së , është dashur me tu ndegju zani e me dalë në rrugë e me ja ba me die njerzve te politikes se nuk luhet me këto vlera , jo vetëm ty , po të gjithë atyre që janë ne keto detyra si kryetar te shoqatave te veteranve te ushtris çlirimtare të Kosoves ti e të gjithë ata që nuk jeni ne gjendje me kry kët detyrë lirone vendet që i keni të ozurpuara ose te shpërblyera nga po këta njerzë që e ban lëmesh dreqi edhe keto tri shkronja te arta që po nga këta njerzë qe pas lufëte i quanin të arta këto tri shkronja është e vërtet që jane por i paskan quajtur ashtu për te uzurpuar e plaqkitur . z Balaj edhe gjatë lufëtes postier ke qenë dhe tani postier je , prandaj rri aty ku i del zotë punes e liroje vendin se ka djem ne llap e gjithë andej Kosoves qe ju dalin zotë ktyre tri shkronjave te arta qe edhe sotë vdesin per to e per ta ruajtur Lufëten e Zahir Pajazitit , e Adem Jasharit e Luan Haradinajt e e gjithë heroive të Kosoves

Prandaj edhe institucionve te vendin pra Prokuroris , Gjykatave te shtetit ta marin me seriozit këtë punë e ti ndjekin keqëbërsit e te pastrohen listat se s ka kohë ma me pritë mos i lejoni lufëtarët me dalë ne rrugë sepse pasojat jan të paparashikuara mos luani me ndenjat e lufëtarit , luani me ata që luhet jo me zjarrin kemi pritur per hater te proceseve kemi pritur per hatrin e Nënave , fëmive , motrave , por nuk durojmë matrapazët e uzurpator qe kurë ishte koha iken si mos ma keq e u drodhen nga frika si thupra ne ujë e tani po si s kan turp para familjeve te tyre te shiten si kontribues te keti vendi e shtirren si lufëtar e ne anen tjetër nuk lan fjalë pa thën per ushtarët e vërtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat