Thaçi tregon si do të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi, përmend edhe disa interpretime false

Aktuale

Thaçi tregon si do të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi, përmend edhe disa interpretime false

Nga: A.ZH Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:13
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, edhe sot ka komentuar për gjetjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka thënë se fundi Iidialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400km në mes dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se disa opinione rreth kësaj teme, janë të pakuptimta dhe interpretime false.

 “Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400km në mes dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata tjera. Opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false”, ka shkruar Thaçi në Twitter./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat