Përkujtohet Skënder Çeku në 20 vjetorin e rënies

Aktuale

Përkujtohet Skënder Çeku në 20 vjetorin e rënies

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 12:48
Skënder Çeku

Sot u bënë 20 vjet nga rënia heroike e Skënder Çekut. Ish komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, ka kujtuar atë duke e quajtur hero jo vetëm për mënyrën se si ka vdekur, por edhe për mënyrën si ka jetuar.

Skenda ka qenë Heroi i fëmijërisë sime dhe të gjeneratës sime, një mësues dhe frymëzues për ne . Ai ishte i lindur për të qenë prijës dhe për të udhëhequr. Nga shumë mësime qe kemi marrë prej tij njëri ka qenë me i vlefshmi : mos me u dorëzu kurrë para vështirësive dhe mos me heq dorë asnjëherë nga qëllimi . Në momentet më të vështira të jetës sime, kur me është dashur të marrë vendime të rëndësishme, qoftë gjatë luftës ne Kroaci e me vonë në Kosovë, gjithmonë jam mbështetur të mësimet dhe këshillat e Skendes dhe ja kam dalë me sukses ! Skenda ishte lidhja ime kryesore me UÇK - në dhe njerëzit e saj”, ka thënë Çeku.

“Për Skenden nuk kishte mision të pamundur. Ai ishte nje prej themeltarëve të logjistikës se UÇK-së dhe bashkë me miqtë e tij solli armët e para nga perëndimi, me të cilat u kryen aksionet e para guerile në Kosovë. Kur në Kosovë filloj të ndjehej era e luftës , Skenda do largohej përfundimisht nga perëndimi dhe do vendosej në Shqipëri për tu përgatitur për luftën dhe për të qenë me afër Kosovës. Shtëpia e tij në Durrës ishte bërë si një kazermë dhe bazë e rëndësishme e UÇK -së. Kur mora vesh lajmin se Skenda kish hyrë në Kosovë u gëzova shumë sepse e dija se çfarë mbështetje dhe morali te madh do t'i jepte UÇK - së një luftëtar dhe strateg si Skenda . Por edhe isha i shqetësuar sepse duke e njohur Skendën e kisha një parandjenjë se nuk do të kthehej i gjallë nga kjo luftë. Në të gjitha betejat për Kosovën Skenda kishte hyrë i pari dhe kishte dalë i fundit. Ai i fundit qëndroj edhe ne Betejën e Loxhës, të cilës i dha lavdi me qëndresën e tij dhe i vuri kurorë lavdie me rënien e tij heroike. Ne do të jemi gjithmonë krenarë me Skenden tonë, Heroin e Kosovës!”, ka shkruar Ceku në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat