Lirohet deputetja e VV-së, 7 aktivistët tjerë mbesin 48 orë në paraburgim

Aktuale

Lirohet deputetja e VV-së, 7 aktivistët tjerë mbesin 48 orë në paraburgim

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 11:58
Aksioni i VV-së

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hedhjes me ngjyrë në drejtim të stacionit policor dhe zyrtarëve policor në Prishtinë, janë lënduar dhjetë policë, si dhe janë arrestuar tetë persona, shtatë pret të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa, është liruar deputetja Saranda Bogujevci.

Policia thotë se referuar situatës së krijuar dhe sulmeve ndaj objektit dhe zyrtarëve policor me gjësende të mbushura me ngjyrë, policia është detyruar të veprojë për të vënë situatën nën kontroll, me ç ‘rast ka arrestuar  tetë persona, prej tyre një deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot rreth orës 12:00, para stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë paraqitur një grup i të rinjve, të cilët kanë hedhur ngjyrë në drejtim të stacionit policor si dhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare pran hyrjes së stacionit policor "Qendra" në DRP-Prishtinë. Si rezultat i dhunës së shfaqur dhe gjuajtjes me gjësende të mbushura nga protestuesit, janë lënduar dhjetë  zyrtarë policor, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor ku pesë prej tyre janë dërguar për tretman te mëtutjeshëm në QKUK .Prokurori kujdestar është ftuar në stacionin policor që t'i marrë veprimet e tij konform ligjeve në fuqi dhe në bazë të vendimit të tij shtatë persona janë dërguar në Qendrën e Ndalimit për dyzetë e tetë orë dhe rasti është inicuar sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

 

***

Para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës në Prishtinë, dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë hedhur ngjyrë të kuqe drejt ndërtesës dhe Stacionit “qendra” Të Policisë, në shenjë proteste ndaj dhunës ndaj grave si dhe mos përgjigjes në kohë të organeve të rendit, si në rastin e vrasjes së dyfishtë në Gjakovë, kur Pjetër Ndrecaj i mori jetën ish-gruas dhe vajzës së tij me armë zjarri.

Duke brohoritur “Boll ma!”, “Marre!”, aktivistët përveç hedhjes së ngjyrës kërkuan nga zyrtarët policor që të reagojnë me kohë kur raportohen për dhunën ndaj grave.

Aksioni i VV-së përfundoi me arrestimin  e 8 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ndër ta edhe edhe deputetja, Saranda Bogujevci.

Aktivistët e tjerë të arrestuar, sipas LVV-së që bëri publike emrat, janë: Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha,Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi dhe  Patrik Domi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, para arrestimit të saj, Saranda Bogujevci tha se të rinjtë po arrestohen kur po protestojnë për çështje të rëndësishme që prek shoqërinë tonë.

Sipas saj askush nuk po merr përgjegjësi për t’i mbrojtur gratë kur ndaj tyre po ushtrohet dhunë.

Bogujevci: Ku janë policia kur gratë e raportojnë dhunën?

“Ku janë policët, ku janë njësia speciale kur gratë po e raportojnë dhunën dhe kërkush nuk merr asnjë përgjegjësi dhe nuk është me gratë aty për me i mbrojtur ndaj dhunuesve. Arrestohen të rinjtë pse protestojnë dhe e ngrisin një çështje që është shumë me rëndësi që e prek shoqërinë tonë dhe ku për çdo ditë kemi raste  ku gratë janë duke u vrarë,edhe policia nuk merr asnjë përgjegjësi, institucionet tona nuk marrin asnjë përgjegjësi ...Ku janë policia kur duhet me qenë aty me i mbrojtur gratë kur e raportojnë dhunën, gjithherë arsyetohen se jo nuk kanë kërkuar mbrojtje”, ka thënë ajo.

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aulona Bytyqi u shpreh se askush nuk e ka marr përsipër përgjegjësinë për rastin e vrasjes së Valbona Markut dhe vajzës së saj të cilat u vranë javën që shkoi.

Sipas saj, gratë në Kosovës janë të braktisura ngase shteti ka hequr dorë për të mbrojtur ato nga dhuna , duke e konsideruar këtë çështje si personale.

Bytyqi: Shteti ka hequr dorë dhe e trajton dhunën ndaj grave si diçka personale

“Në Kosovë jo vetëm se shteti po dështon t’i parandaloj rastet e tilla duke bërë ambient më të barabartë për burrin dhe gruan, por nuk po ndërmerr asgjë për të vënë drejtësi edhe për vrasjet që po kryhen gjatë ditëve në vazhdimësi. Policia e Kosovës i ka duart me gjak, gratë në Kosovë janë të braktisura krejtësisht nga shteti...10’35Për ne sot urgjente është siguria e grave, ato tashmë nuk janë të sigurta as edhe në familjet dhe shtëpitë e tyre, ndërkohë që shteti ka hequr dorë dhe e trajton dhunën, e trajton dhunën dhe sulmet dhe vrasjet e tyre si diçka e tyre komplet personale”, ka deklaruar aktivistja e Vetëvendosjes.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas këtij aksioni simbolik dhe arrestimeve u larguan, ndërsa njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë para stacionit.

Ndryshe, javën që shkoi Prenk Ndrecaj e vrau ish bashkëshorten e tij Valbonën së bashku me vajzën e saj, kështu duke u bërë mbi 100 vrasje të grave pas luftës në Kosovë./B.Ibishi/

Lëvizja Vetëvendosje njofton se Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të saj, ndër ta edhe një deputete të Kuvendit të Kosovës.

“Para pak çastesh Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sipas Vetëvendosjes të arrestuar janë :Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha,Çlirim Gërbeshi,Atdhe Arifi dhe  Patrik Domi.

Image

Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes

Para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës dhjetëra aktivistë të VV-së kanë hedhur ngjyrë të kuqe drejt ndërtesës dhe policëve.

Pas aksionit policia ka arrestuar disa nga ata që hodhën ngjyrë, ndërsa pasi e ka kryer fjalimin para gazetarëve, është arrestuar edhe deputetja e Vetëvendosjes Saranda Bogujevci.

Aksioni është organizuar për shkak të siç kanë thënë organizatorët “mos reagimin e Policisë në dhunën ndaj grave”.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur ngjyrë drejt ndërtesës së Policisë.

Pas hedhjes së ngjyrës Policia ka filluar arrestimin e disa personave që kanë hedhur ngjyrën.

Aksioni është duke vazhduar edhe në këto momente.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat