“Godet” ashpër bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: Komandantët i quan hajna e plaçkitës

Aktuale

“Godet” ashpër bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: Komandantët i quan hajna e plaçkitës

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:10
Zahir Pajaziti dhe Avni Ajeti

Avni Ajeti bashkëluftëtari i komandantit Zahir Pajaziti ka reaguar sot me një shkrim pas dorqheqjen së prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës Elez Blakaj dhe për listat e fryera të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajeti thotë se, prokurorët janë mjerana, njerëz të korruptuar e shantazhuar, ndërsa disa komandantë i quan të vetëemëruar.

Ai thotë se, Kosova sot djendet në një situat të mjeruar, e komandantëve ju thotë se, sot është dashur që të jenë në mesin e ushtarëve dhe ta përcilin situatën politike dhe secilit president apo kryeministër që i bën vendin dëm, të ia bëjnë me die se nuk munden me lujt me vendon dhe popullin, shkruan gazeta “Bota sot”.

Por, sipas tij, komandantët u bën pjesë e hajnive dhe të këqiave që po i ndodh vendit dhe pupullit të Kosovës.

Ai thotë se, kjo ndodhi edhe me listat e veteranëve për ca lekë.

Ja postimi i tij:

Ne ushtarët e ushtris Çlirimtare të Kosoves ,nuk jemi frikacak si këta prokuror mjerana njerzë te korruptuar e zhantazhuar nga ju disa Komandant të vetë emruar e te ndikuar nga njerz qe as prejardhjen e tyre nuk e dine në organizat ilegale nepër koh që sot dëmet qe po ja shkaktojne Kosoves jan te dhimbeshme .

Kosova sot gjindet ne situat te mjeruar që nga Arsimi e edukimi e deri te coptimi i saj , ju Komandant ju sot u dashtë te jeni ne mesin e atyre ushtarve e ta percillni situaten politike ne Kosove e secilit president apo kryeminister qe i ban dëm vendit t’ ja bani me die se nuk mundeni me lujt me vendin e popullin , por te ju ndodhi e kundërta ju plaqkitë e u bat pjes e hajnive e te këqiave që po i ndodhë vendit e popullit te Kosoves ,e deri te rritja e listave të veteranve per ca lekë e deri te votat drejt parlamentit sepse që nga aty kontrolloni e ruani pasurin e juaj te krijuar ne kurriz te keti populli . por ne ju bajm me die gjithnje se nuk është e rruges kjo qka keni zgjedhur ju .

Mos harroni se nje ditë do të ketë nje prokur trim që ja don të miren këti vendi e do te ju ndjek e do t ju zbulun ftyren e vërtet .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat