Kurti ia kujton Thaçit: Serbia kufijtë i ka vizatuar me bajoneta

Aktuale

Kurti ia kujton Thaçit: Serbia kufijtë i ka vizatuar me bajoneta

Nga: P.R Më: 16 gusht 2018 Në ora: 11:04
Albin Kurti

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje,  Kurti ka hedhur kritika të tjera ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

“"Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishiqojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit." Kështu thuhej në Deklaratën Thaçi-Vujanoviq që sot i mbushi 6 muaj. Premtoi, nuk e bëri, dështoi! Tash edhe një korrigjim tjetër i kufirit? Paj, gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka. Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta”, ka shkruar Kurti, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat