Kjo është arsyeja e fortë pse Thaçi dëshiron me çdo kusht marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Kjo është arsyeja e fortë pse Thaçi dëshiron me çdo kusht marrëveshje me Serbinë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 09:57
Thaçi dhe Vuçiq

“Në rast të arritjes së një marrëveshje, Vuçiq, Thaçi dhe Mogerini do të emërohen për çmimin prestigjioz, thonë diplomatët”, shkruajnë mediat serbe.

Sipas kësaj gazete në rast se arrihet një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesja e BE-së Federica Mogherini mund të nominohen për çmimin nobel për paqe.

Të paktën kështu thonë burime të kësaj gazete e cila shkruan se libri i Thaçit “Shtet i Ri, Burrështatas Modern”, është një hap drejt këtij çmimi të lartë.

Danas tutje shkruan se libri i Thaçit deri më tani është prezantuar në Londër, Berlin, Paris, Vjenë, në prani të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, lordi Xhorxh Robertson, diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, diplomati austriak Volfgang Petriç, si dhe ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat