Deputeti i LDK-së: Drejtësia s’po lejohet të qëndroj e fortë në këmbët e veta, vetëm qytetarët e ndalojnë këtë

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Drejtësia s’po lejohet të qëndroj e fortë në këmbët e veta, vetëm qytetarët e ndalojnë këtë

Nga: N.Sh Më: 15 gusht 2018 Në ora: 22:35
Ilustrim

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj, është tregues se drejtësinë në Kosovë nuk e lejojnë të qëndroj e fortë dhe në këmbët e veta.

Zemaj përmes një shkrimi në facebook, thotë se problemet janë të llojit të njëjtë, me individ por me pozicione të ndryshme.

“Ndjekja dhe gjykimi i delikuentëve të veshur me pushtet është treguar i pamundur për shumë arsye të cilat shpeshe here janë vënë në pahë, por pavarsishtë demaskimit publik të ketyre strukturave kriminale, prapë se prapë ata janë amnestuar qoftë nga drejtësia vendore e ndikuar dhe e friksuar nga politika, qoftë edhe ajo ndërkombëtare”, shkruan Zemaj.

Ai thotë se, vetëm kundërshtimi qytetar e ndalë këtë të keqe.

Ja postimi i plotë:

Dorëheqja e prokurorit të prokurorisë speciale është tregues se drejtësia në Kosovë nuk lejohet të qendroj e fortë në këmbët e veta. Problemet janë të llojit të njejtë, me individe pothuajse të njejtë, vetëm me pozicione të ndryshme. Ndjekja dhe gjykimi i delikuentëve të veshur me pushtet është treguar i pamundur për shumë arsye të cilat shpeshe here janë vënë në pahë, por pavarsishtë demaskimit publik të ketyre strukturave kriminale, prapë se prapë ata janë amnestuar qoftë nga drejtësia vendore e ndikuar dhe e friksuar nga politika, qoftë edhe ajo ndërkombëtare..Andaj vetem kundershtimi qytetar mund ta ndalë këtë të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat