Reagon kryetari i OEK-ut: Nuk është shtet normal kur të gjithë kërcënohen dhe askush nuk jep llogari

Aktuale

Reagon kryetari i OEK-ut: Nuk është shtet normal kur të gjithë kërcënohen dhe askush nuk jep llogari

Nga: N.Sh Më: 15 gusht 2018 Në ora: 22:20
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi e ka komentuar kërcënimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj dhe largimin e tij nga Prokuroria.

Rukiqi thotë se nuk mundemi të flasim për një shtet normal nëse secili mund të kërcenohet për punën që bënë e askush mos të jep llogari.

Ai thekson se, kërcënimi i prokurorit Blakaj është një mesazh i keq dde dekurajues për qytetarët.

“Kush tjeter duhet te kercenohet, per me e kuptu qe sundimi i ligjit dhe barazia e te gjitheve para ligjit jane çeshtje fundamentale per nje shoqeri normale. Nuk mund te flasim per nje shtet normal, nese secili nga ne mund te kercenohemi per punen qe e bejme dhe askush te mos jep llogari per kete. Kercenimi ndaj prokurorot Blakaj, mesazh shume i keq dhe shume dekurajues per qytetaret, bizneset dhe investitoret”, shkruan Rukiqi ne facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat