Prokurori i dorëhequr ka ikur në Amerikë, aty ku kreu shkollimin

Aktuale

Prokurori i dorëhequr ka ikur në Amerikë, aty ku kreu shkollimin

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:04
Elez Blakaj

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, është larguar nga Kosova. Ai dyshohet se gjatë muajit të kaluar ka shkuar në Amerikë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës,  Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve që ka marrë në lidhje me punën e tij.

 Prokurori Blakaj,  ishte duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm.

Burime të RTV21 thonë se prokurori Blakaj bashkë me familjen e tij ka ikur në Amerikë. Blakaj kohë më parë kishte kryer edhe shkollimin në SHBA.

Image

Për dorëheqjen e prokurorit special, Elez Blakaj, ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë. 

Ambasadori amerikan, Greg Delaëie, thotë se është e dhimbshme që një nga prokurorët e vendit detyrohet të japë dorëheqje për shkak të kërcënimeve.

Në reagimin e amerikanëve thuhet se prokurori i tërhequr nga detyra e tij, kishte përkrahjen e Qeverisë Amerikane.

Elez Blakaj, më 11 korrik 2018, e ka ngritur aktakuzën ndaj profilit të lartë të veteranëve, lëndë kjo e cila konsiderohet si një ndër lëndët më voluminoze dhe të ndjeshme, por e cila është duke qëndruar në Prokurori Speciale dhe ende nuk është dërguar në Gjykatë.

Prokuroria Speciale, me dorëheqjen e Blakajt, mbetet me 12 prokurorë, ndërsa në shtator edhe dy prej tyre mbërrijnë moshën e pensionimit, përderisa Këshilli Prokurorial është në proces rekrutimi për 5 prokurorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat