“Ende nuk kemi prokuror që u bën ballë kërcënimeve, shteti ndërtohet me individ të guximshëm”

Aktuale

“Ende nuk kemi prokuror që u bën ballë kërcënimeve, shteti ndërtohet me individ të guximshëm”

Nga: N.Sh Më: 15 gusht 2018 Në ora: 17:21
Ilustrim

Avokati Arianit Koci, e ka komentuar dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj i cili ka dhënë dorëheqje pas kërcënimeve dhe shatazheve të bëra ndaj ti.

Avokati Koci, thotë se është shqetësues fakti që një prokuror i cili po hetonte lëndë të ndieshme të jap dorëheqje, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, edhe më shqetesues është fakti që shteti nuk ka arritur që t’i ofroj siguri.

Ndërsa, sipas tij, fakti tjetër më shqetësues është se nuk kemi prokuror që u bën ballë kërcënimeve dhe shantazheve.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Prokurori hero Giovanni Falcone

Shqetësues është fakti që një prokuror special, i cili heton lëndë të ndieshme, jep dorëheqje.

Nëse arsyeja e dorëheqjes është kërcënimi, edhe më shqetësues është fakti që shteti nuk arriti t’i ofrojë siguri z. Blakaj.

Por, fakti më shqetësues prej të gjithëve është se ne, ende nuk kemi një prokuror që u bën ballë kërcënimeve dhe shantazheve.

Shteti nuk ndërtohet ndryshe, pos me individ të guximshëm si Giovanni Falcone – ish prokuror në Itali, që janë në gjendje të sakrifikojnë jetën e vet për atdhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat