Abdixhiku jep alarmin: Sot u gjunjëzua Republika, Kosova do t’i jep plot 1 miliardë euro

Aktuale

Abdixhiku jep alarmin: Sot u gjunjëzua Republika, Kosova do t’i jep plot 1 miliardë euro

Nga: P.R Më: 15 gusht 2018 Në ora: 17:23
Lumir Abdixhiku

Elez Blakaj, prokuror në prokurorinë Speciale të Kosovës, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Ai ka bërë të ditur se arsyet që e kanë quar në një vendim të tillë kanë qenë kërcënimet e shumta që ka marr.

E, përmes një postimi në facebook, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se sot është gjunjëzuar Republika e Kosovës.

“Listat fallce të veteranëve i krijojnë Kosovës kosto prej 40 milionëve secilin vit. Për 25 vitet e ardhshme, aq sa ka jetë ligji përafërsisht, Kosova do ti jep plot 1 MILIARDË EURO veç për falsifikatorë - vetëm për mashtruesit kjo. Tashti, prokurori special që ka hetuar falsifikuesit për krim e mashtrim jep dorëheqje sot. Është kërcënuar sepse ka ngritur aktakuzë ndaj mashtruesve. Mashtruesit dalin të jenë të fortë; dalin të jenë mbi shtet. Edhe mashtrojnë, edhe kërcënojnë edhe na mbajnë moral se si bëhet ky vend. Republika gjunjëzojet sot. Hajnia, mashtrimi e krimi e fitojnë edhe një betejë”, ka shkruar Abdixhiku, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat