Hoxha: Mosmiratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dëmton zbatimin e MSA-së

Aktuale

Hoxha: Mosmiratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dëmton zbatimin e MSA-së

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 07:56
Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se pasi Kuvendi i Kosovës ka nisë sesionin vjeshtor të punës duhet ta miratojë Projekligjin për marrëveshjen e IPS’s 2017, Projektligjin për marrëveshjen Europa për qytetarët dhe Projektligjin për marrëveshjen Erasmus.

Ajo ka thënë se mosmiratimi i këtyre marrëveshjeve shkon në dëm të zbatimit të MSA’së.

Sipas saj, çdo vonesë për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve do të jetë indikator i keq karshi procesit nëpër të cilin është duke kaluar Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat