"Vrasësit e pasluftës dihen...vëllau i Hashim Thaçit u kishte dërguar paratë..."

Aktuale

"Vrasësit e pasluftës dihen...vëllau i Hashim Thaçit u kishte dërguar paratë..."

Nga: H.O. Më: 15 gusht 2018 Në ora: 07:25
Ilustrim/Bota sot

Për komunikatën e 59 ka folur sërish ish- ushtari i UÇK-së dhe pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari. Ai ka shkruar në Facebook se për vrasjet e pasluftës, duke përfshirë edhe atë të Besim Dajakut, ish- ushtarit të UÇK-së dhe truprojës së Presidentit Ibrahim Rugova, edhe gazetarit të "Bota sot", Bekim Kastrati.

Miftari shkruan se përkundër që rastet nuk janë zbardhur dhe janë në errësirë, vrasësit dihen.

Duke përmendur rastin, Miftari ka theksuar se gjatë vrasjes së tyre, në një autopark në periferi të Prishtinës vëllau i Presidentit Hashim Thaçi, u kishte dërguar paratë vrasësve.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje të redaksisë):

Komunikata 59 komunikat e vrasjeve të luftes por edhe të pas luftes.

Besim Dajaku ish ushtar i UÇK pas luftes truporje e Ibrahim Rugoves, pas luftes i vrar në prit me 19 tetor 2001 që ju ba Gani Gecin i cili u plagos pos Besim Dajakut u vra edhe fjala e lir e publicistit Bekim Kastratit gazetar i Bota Sot dhe nip i Shaban Polluzhes.

Edhe pse su zbardh kurr rasti dhe mbahet në errsir, por nuk ësht ashtu dihen vrasesit dihet organizatori dhe dihen urdhruesit dhe dihet se në një autopark në periferi të Prishtines parat vrasesve për kët prit u kishte derguar vllau i presidentit Hashim Thaqi nga kush i ka marr ato para nuk ësht hiq zor me dit. Lavdi luftarit të liris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat