“Kosova vetëm sa po degradon, Serbisë duhet t'i kthehet me të njëjtën medalje”

Aktuale

“Kosova vetëm sa po degradon, Serbisë duhet t'i kthehet me të njëjtën medalje”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 gusht 2018 Në ora: 20:52
Kufiri Kosovë- Serbi

Raportet Kosovë -Serbi, asnjëherë nuk kanë qenë në nivel normal, ku do të kishim reciprocitet të plotë mes shtetesh. Kështu ka vlerësuar analisti politik Leon Duhanaj, ku sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë ma konsekuent në zbatimin e reciprocitetit.

Ai ka thënë për “Bota sot”, se kjo situatë vazhdon të mbetet kontroverse për sa i përket aspektit të ndalesës së shtetasve të Kosovës,  në veçanti elitës së vendit.

Image
Leon Duhanaj

“Serbia nga njëra anë mundohet ta trajtoj Kosovën si pjesë të saj, përderisa nga ana tjetër bën ndalesash në kufij, duke treguar kështu realitetin e çartë se ata dinë edhe në heshtje ti realizojnë të  dëshirat e veta për Kosovën. E them këtë pasi ndryshe ajo nuk do t'i trajtonte qytetarët e Kosovës si jo shtetas. Kurse në anën tjetër, Qeveritë e Kosovës duhet të jenë shumë ma konsekuent ne zbatimin e reciprocitetit, sepse duke ia lëmuar sedrën Serbisë, Kosova vetëm sa po degradon, e aq më tepër duhet në veçanti të ngrihet zëri për ketë rast, pasi që kemi të bëjmë me një Akademik Shkence, e jo me një politikan aktiv. Serbisë duhet t'i kthehet me të njëjtën medalje, për ndryshe ata gjuhë tjetër nuk njohin”, është shprehur analisti Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat