Daçiq reagon ndaj deklaratave të Thaçit, kur ka pasur kufi mes Serbisë e Kosovës?

Aktuale

Daçiq reagon ndaj deklaratave të Thaçit, kur ka pasur kufi mes Serbisë e Kosovës?

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 19:02
Ivica Daçiq

Hashim Thaçi përshëndet deklaratën e Angela Merkel se nuk ka ndryshim në kufijtë në Ballkanin Perëndimor, tha ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

"Çfarë hipokrizie. Së pari, me armë, dhunë dhe krime, kufijtë e Serbisë janë shkatërruar dhe tani është për mos ndryshim kufijve. Çfarë kufijsh? Kur ka ekzistuar kufiri mes Serbisë dhe Kosovës", tha Daçiq për Tanjug.

"Edhe unë jam për pandryshueshmërinë e kufijve me dhunë, por që kur fillojmë të mbështetemi në këtë parim? Ju së pari shkatërruat kufijtë e Serbisë dhe tani ju kujtohet se nuk ka më ndryshim në kufij," shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat