Pas Vuçiqit, edhe Thaçi i kundërpërgjigjet Merkelit për kufijtë në Ballkan

Aktuale

Pas Vuçiqit, edhe Thaçi i kundërpërgjigjet Merkelit për kufijtë në Ballkan

Nga: P.R Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, përmes një komenti në twitter ka komentuar deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel, lidhur me ndryshimet e kufijve në Ballkan.

“E përshëndes deklaratën e Kancelares Angela Merkel rreth pacenueshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Krejt çka mbetet të bëhet është që shumica e vendeve të bashkimit Europian t’i bindin pesë vendetmosnjohëse dhe Serbinë që ta njohin Kosovën me kufijtë që i ka. Sa më shpejt që të arrihet kjo, aq më mirë për rajonin”, shkruan Thaçi, përcjellë “Bota sot”.

Reagimi i Thaçit, vjen vetëm pak minuta pasi edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq iu kundërpërgjigj Merkelit, ku sipas tij, për Merkel, Kosova është temë e mbyllur.

“Ajo na ka kufizuar, që Kosova të jetë e ndarë nga Serbia. E gjithë bota perëndimore, konsiderojnë Kosovën si një territor të pandashëm që i përket shqiptarëve në Prishtinë. Nga këndvështrimi i tyre kjo punë ka marrë fund. Dhe për këtë më ka habitur fakti te disa njerëz në Serbi. Sonja Biserko dhe Sava Janjiq gjithmonë kanë qenë pro pavarësisë së Kosovës, por një pavarësi të Kosovës për shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse kanë luftuar kundër Serbisë dhe asaj se çfarë mund të fitojmë, por atyre iu bashkuan edhe disa persona këtu në Serbi”, ka thënë Vuçiq.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Merkel deklaroi se nuk do të ketë ndryshime të kufijve në Ballkan.

“Kufijtë dhe integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor janë të krijuara (vendosura) dhe janë të paprekshme. Kjo duhet të përsëritet shumë herë sepse ka disa tendenca të bisedohet për kufij, dhe kjo nuk mund të bëhet”, u shpreh Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat