Heldt: Gjermania do të vazhdojë të përkrah proceset në të cilat po kalon Kosova

Aktuale

Heldt: Gjermania do të vazhdojë të përkrah proceset në të cilat po kalon Kosova

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:42
Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Me këtë rast ministri Gashi falënderoi ambasadorin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Gjermania në konsolidimin e shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e shtet ndërtimit.

“Gjatë këtij takimi në veçanti u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave. Me këtë rast ministri Gashi vuri në dukje kriteret që kanë plotësuar institucionet e sigurisë dhe kërkoi nga ambasadori gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës”, thuhet në një njofitm nga MPB.

Ndërsa ambasadori gjerman  premtoi se shteti i tij  do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë për afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike, veçanërisht sa i përket luftimit tejkufitar të të gjitha formave të kriminalitetit, sipas ambasadorit Heldt, është në interes të dyja palëve për forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat